Shqipëria
Rojet bregdetare britanike shpëtojnë nëntë shqiptarë
Të njëjtit janë duke u hetuar si emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Rojet bregdetare britanike kanë shpëtuar nëntë shqiptarë, prej tyre tetë burra dhe një grua. Të njëjtit janë duke u hetuar si emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave britanike nëntë personat u gjetën në një gomone që u nis nga kanali i La Manshit, ndërsa u gjetën në afërsi të portit Sovereign, raportojnë mediat shqiptare.
Roja bregdetare gjeti gomonen me nëntë pjesëtarë në bord, pasi u raportua zhdukja e saj pasi la Bolougne në Francë, përcjell albinfo.ch.
Mediat raportojnë se dyshohet se emigrantët janë nisur nga Shqipëria drejt Francës me destinacion Britaninë e Madhe, ku kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në rrugë detare.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














