Lajme
Roli i ri e lidh Liam Neeson-in sërish me shqiptarët
Aktori Liam Neeson është duke punuar drejt një roli të ri në një film, i cili për rastësi do të lidhet përsëri me shqiptarët.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai do të luajë rolin kryesor në filmin “Charlie Johnson in the Flames”, të regjisorit Tarik Saleh.
“Charlie Johnson in the Flames” paraqet në skenarin e tij aktorin Liam Neeson si një gazetar që përpiqet të gjurmojë të vërtetën mbi një kolonel, pasi ka parë atë të kryejë një krim të tmerrshëm beteje.
Ai do të gjurmojë më saktësisht vrasjen e një gruaje shqiptare nga një oficer serb gjatë luftës së fundit në Kosovë. Bazuar kryesisht në romanin me po të njëjtin titull të Michael Ignatieff-it, “Charlie Johnson in the Flames”, regjisori do ta zhvendosë filmin nga Kosova në kontinentin afrikan, dhe me gjasë do të përqendrohet me theks në dhunën e vazhdueshme dhe në trazirat që përshkojnë gjithë atë hapësirë. Kujtojmë se Liam u bë shumë i njohur për shqiptarët falë filmit “Taken”.
Ai luante rolin e një babai detektiv në tri episodet e filmit “Taken”, ku ndiqte shqiptarët nga Tropoja, të cilët përpiqeshin të trafikonin vajzën e tij në Paris, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











