Botë
Roma i bashkohet trendit të pagesave për turistët, planifikon hyrje me pagesë në shatërvanin ‘Trevi’
Në shatërvanin ”Trevi” në Romë është tradicionale të hedhësh një monedhë mbrapsht mbi supe në ujë.
Por, së shpejti turistët mund të humbasin monedhat në një mënyrë shumë moderne, pasi kryeqyteti italian po mendon të tarifojë hyrjen falas.
”Ideja jonë është të prezantojmë një biletë prej dy eurosh (2,20 dollarë) për të hyrë në zonën përreth pellgut të ujit të shatërvanit”, njoftoi sot në median sociale këshilltari i qytetit përgjegjës për turizmin, Alessandro Onorato.
Roma, si shumë qytete të tjera në Itali, po lufton kundër turizmit masiv.
Këtë verë, turizmi në qytet ka shënuar shifra rekord.
Venecia i është përgjigjur turizmit masiv duke futur një tarifë hyrje prove prej pesë eurosh për vizitorët ditorë.
Shatërvani i Trevit është një nga pamjet më të famshme në Romë.
Zona përreth shatërvanit monumental, i cili u ndërtua në shekullin XVIII, është vazhdimisht i mbipopulluar.
Turistët nxitojnë rreth sheshit përballë pellgut të ujit nga mëngjesi në mbrëmje.
”Ne duam ta bëjmë vizitën një përvojë të vërtetë dhe jo një përplasje kaotike mes turistëve në kërkim të selfie-ve më të mira”, tha Onorato.
“Por, tani ne duhet të sigurojmë që turizmi të jetë në përputhje me jetën e romanëve”, tha Onorato.
Hyrja në shatërvan do të mbetet e lirë për romanët.
Onorato tha se të ardhurat nga biletat turistike do të riinvestoheshin për të mbrojtur shatërvanin dhe për të punësuar staf sigurie dhe për të menaxhuar fluksin turistik, duke krijuar kështu vende pune.
”Deri më tani, kjo është ende vetëm një ide”, tha administrata e qytetit.
Por, kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, tha, sipas agjencisë së lajmeve ANSA, se është një “ide shumë konkrete” që qyteti po heton dhe eksploron.
Nuk është ende e qartë se kur mund të vendoset dhe të hyjë në fuqi një tarifë e tillë hyrjeje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












