Sport
Rosella, receta e lojës së shkëlqyeshme
Golashënuesi i artë shqiptar Hamdi Salihi, për ekipin e Rapidit ka shënuar 28 gola në 46 ndeshje kampionale – ai shënon në çdo 99 minuta. Edhe në jetën private, shqiptari është duke i prekur retë – si për hajmali, nga Nju Jorku i erdhi e dashura e tij Rosella.
“Unë ushtroj çdo ditë, për tu bërë edhe më i mirë”, e tradhëton recetën e tij për sukseset Hamdi Salihi, përndryshe i quajtur si “kobra e dënimit” nga mediat austriake. Në kampionatin austriak, ai është pothuajse më i miri: Merita të mëdha për një lojë të mrekullueshme, shqiptari 27-vjeçar i jep edhe të dashurës së tij Rosella.
“Edhe duke i falënderuar Rosellës”, ka deklaruar sulmuesi. Kush është Rosella? Ajo është e dashura e Salihit nga rinia, studion Farmacinë në Nju Jork. „Rregullisht kur ajo më viziton në Vjenë, unë shënoj nga një gol“, vazhdon Salihi.
„Por në derbin me Austria nuk ishte edhe aq lehtë, pasi që të dy ekipet ishin përqendruar në taktikë“. Rapidi, i cili tashmë është duke luajtur në një formë të mrekullueshme dhe që ka mbetur vetëm edhe pesë pikë pas liderit të tabelës së klasifikimit në kampionatin austriak, nuk e befason Salihin.
“Ne do të jemi gjithnjë në këtë rang të lartë, vetëm duhet t’i pyesni kundërshtarët tanë se ç‘thonë”, ka përfunduar ai. Edhe kryetari i klubit Rudolf Edlinger feston. „Tani, praktikisht të gjitha gjasat janë ngjallur”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











