CH-Ballkani
Rrahje mes tre shqiptarëve dhe një italiani duke pritur për benzinë
Pasi ishin larguar, 75 vjeçari me të birin dhe me një tjetër të njohur të tyrin në vendin e ngjarjes. E nxjerrin italianin nga makina dhe e rrahin atë që të tre së bashku
Një shqiptar i moshës 47 vjeçare po priste me makinën e tij në radhë për të marrë benzinë, në një pompë benzine në Irschenberg, Gjermani, shkruan merkuronline.de. Por atij i ishte dukur se pararendësi i tij në radhë, një italian 26 vjeçar, po e zgjaste si shumë, prandaj e kishte provokuar atë me një gjest, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, para se ta bënte gjestin në fjalë, atij i ishte dashur të priste plot 7 minuta, për të ardhur në radhë të benzinës.
Kështu, ai me italianin janë shtyrë mes vete ndërsa shqiptarit i është bashkuar edhe i ati, 75 vjeçar. Por italiani e ka goditur këtë të fundit me grusht, duke i shkaktuar një plagë në fytyrë.
Pak pasi ishin larguar, 75 vjeçari me të birin dhe me një tjetër të njohur të tyrin në vendin e ngjarjes. E nxjerrin italianin nga makina dhe e rrahin atë që të tre së bashku. Shoqëruesja e tij gjatë gjithë kohës kishte qëndruar në ulësen e shoferit në makinë.
Vetëm ndërhyrja e madhe policore ka ndalur tre shqiptarët që po e rrahnin italianin.
Edhe pse kishin pësuar lëndime serioze, as shqiptari 75 vjeçar dhe as italiani nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, ata nuk kanë ushtruar padi ndaj njëri tjetrit. Por prokuroria shtetërore kompetente megjithatë do ta hetojë rastin.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël













