Sport
Rrahmani nesër për teste mjekësore te Napoli
Mbrojtësi i Veronës do të udhëtojë për vizita mjekësore në Romë, ku aty i kryen klubi i Napolit, por do të mbetet në huazim te klubi aktual deri në fund të sezonit, shkruan Klankosova.
Marrëveshje është arritur për 14 milionë euro, ku lojtari do të nënshkruajë një kontatë për pesë vite me pagë 1.8 milion euro në sezon.
Lojtari do të shkojë për vizita mjekësore nesër (e premte) në Villa Stuart në Romë si zakonisht, aty ku klubi i kryen.
Pastaj do të nënshkruhen kontrata, por Rrahmani do të mbetet në huazim në Verona deri në fund të sezonit, ku në verë do të bashkohet me Azzurrët.
Rrahmani ishte blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb, duke u dëshmuar si një lojtar i nivelit të lartë me fanellën e Hellas Veronës.
Në fakt, Ivan Juric e ka vendosur atë në fushë në 18 ndeshje nga 19 të luajtura deri më tani në Serie A, të gjitha si startues, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














