Lajme
Rrëfimi i një 16 vjeçari që ishte nisur për Siri
Një i mitur 16 vjeçar (D. I) nga Vitia, gjatë muajit Ramazan (Korrik) ishte mashtruar nga dy të rinj për të luftuar në Siri. Ai kishte lënë shkollën për xhihadin
Shumë të rinj kosovarë kanë humbur jetën në luftën fetare në Siri e Irak, duke marrë pjesë në luftë që njihet si xhihad. Të indoktrinuar nga qarqe të ndryshe, të rinjtë kanë përfunduar si pjesëtarë të ISIS-it, organizatë kjo që po luftohet nga shumica e shteteve demokratike.
Një përvojë të tillë e ka pasur edhe një i mitur, që ishte nisur për Siri, por ishte zënë në aeroport.
Ky djalosh 16 vjeçar (D. I) nga Vitia gjatë muajit Ramazan (korrik), emri i të cilit asht i njohur për redaksinë, kishte vendosur të shkoj në Siri, për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste të ISIS. 16 vjeçari kishte lanë shkollën e mesme, në të cilën po vijonte klasën e 10 për të marrë rrugën e xhihadit.
Ai ishte kap nga policia në muajin Gusht në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinës, derisa tentonte të shkonte në Stamboll e me pas, të përfundonte në Siri, raporton “Rrokum”.
Ishte rrjeti social Facebook, përmes së cilit i riu kishte ra në kontakt me disa persona, të cilët e kishin udhëzuar se si të shkonte deri në Siri.
Ditë e premte, ditë xhumaje, dhe dy muaj mbas fillimit të kontaktit me personat e dyshuar përmes FB, 16 vjeçari kishte vendos të shkoj në një nga agjencitë turistike në Viti, me nxjerr biletën për Stamboll, thuhet në rrëfimin e tij në polici.
“Me këta persona kam filluar me komunikuar përafërsisht para dy muajsh në Fb. Kryesisht ka qenë interesimi im se si të shkoj në Siri” ka deklaruar D.I. Në deklaratën e tij dhanë në polici, i mituri ka thanë se kishte qenë vet deri sa e kishte nxjerr biletën për Stamboll.
Qëllimi i tij ishte që mbas arritjes në Turqi dhe aty t’i takoj dy personat me të cilët kishte mbajtur raporte në FB, dhe ata ti jepnin informacione se si të arrinte deri në Siri.
“Qëllimi i udhëtimit tim në Stamboll ka qenë fillimisht me shkuar në Stamboll, e me pas në Siri, për të luftuar. Pra qëllimi im ka qenë me shkuar në Xhihad”, ishte shpreh i mituri. Ai ka rrëfyer para hetuesve policor se para një viti kur ishte vetëm 15 vjeç kishte nis me praktikuar ritet fetare.
Ai po ashtu, ka tregu se jeton vetëm me gjyshen e tij dhe vajzën e kunatit të gjyshes, në kushte jo të mira ekonomike. Ai, deri sa po jepte deklaratë në polici kishte filluar të qaj, duke mos qenë në gjendje me vazhdojë deklaratën.
Ndërkohë, D.I nuk ishte rast i vetëm i kosovarëve që ka tentuar me iu bashkëngjitur grupeve terroriste në Siri dhe Irak.
Ndryshe, shumë kosovarë jo vetëm që u janë bashkëngjit grupeve të tilla terroriste, por me vete kanë marrë edhe familjet e tyre. rasti më skandaloz është i një burri që me vete ka marrë edhe një fëmijë 8 vjeç. Bashkëshortja i ka kërkuar publikisht që ai ta kthej fëmijën, sepse do të duhet ta vazhdonte klasën e tretë.
Deri më tani rreth 20 kosovarë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri dhe Irak.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











