Sport
Rrëfimi i Sadikut
Tifozët, pasaporta bullgare, ecuria në Superligën zvicerane, e ardhmja dhe skuadra e ëndrrave. Armando Sadiku tregon gjithçka
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka falënderuar tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe që i japin. Ai ka folur edhe për ecurinë në Zvicër, pasaportën bullgare, të ardhmen e tij dhe skuadrën ku ëndërron të luaj.
“Tifozët janë zemra jonë, lojtari ynë i 12-të. Unë personalisht, sa herë që vesh fanellën e Kombëtares, kur autobusi futet në stadium, ose kur i sheh të gjithë shqiptarët nëpër rrugë, më shpëtojnë lotët nga gëzimi dhe emocionet. Prandaj keqardhja është më shumë për tifozët, ndërsa ne jemi profesionistë dhe nuk duhet të mendojmë se çfarë ndodh jashtë fushe”, ka thënë futbollisti i Luganos për “konica.al”, përcjell albinfo.ch.
Ai po shkëlqen për Luganon, ku në katër ndeshje ka shënuar tre gola. “Është e vërtetë që jam sërish në 11-shen më të mirë të javës. Çdo ditë dhe çdo javë mundohem të jap maksimumin dhe falë Zotit, jam mirë. Për sa i përket pasaportës bullgare, është një lëvizje e imja për të pasur mundësi të luaj në Evropë, në kampionate të tilla, siç është Italia dhe Anglia, që mos kem asnjë lloj problem dhe të jem i gatshëm në çdo moment, nëse do më kërkojnë. Por kjo nuk do të thotë se do ta lë Kombëtaren shqiptare, nuk e kam menduar për asnjë moment”, theksoi futbollisti kuqezi.
Ai ka folur edhe për skuadrën e ëndrrave. “Do të kisha dëshirë të luaja me një ekip të madh. Që kur kam qenë i vogël kam bërë tifo për Interin, në atë kohë luante “Fenomeni” Ronaldo dhe prandaj një ditë ëndërroj të jem sulmues i Interit. Nuk e di sa kjo ëndërr do të më realizohet, megjithatë edhe nëse luaj në një skuadër në Gjermani ose në Angli, do të ishte perfekte për mua”, u shpreh ndër të tjera futbollisti i Kombëtares shqiptare.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













