CH-Ballkani
Rregulla të njëjta nëpër dasma edhe për mërgimtarët
Njeriu i parë në policinë rajonale në Gjilan, Elmina Mahmuti, thotë se policia është përgatitur dhe është bërë gati për ardhjen e mërgimtarëve.
Mërgimtarët do të ndihmohen në çdo aspekt, por rregullat nëpër dasma e ahengje janë njësoj për të gjithë.
“Edhe pse ka një vetëdijesim të qytetarëve rreth përdorimit të armëve nëpër ahengje, megjithatë ne ende jemi të shqetësuar dhe kërkojmë nga çdo qytetar apo mërgimtar që t`u përmbahet udhëzimeve tona, sepse askush nuk do të tolerohet”, thotë numri një i policisë në Gjilan.
Mahmuti tha se ardhja e mërgimtarëve ka ngritur edhe nivelin e policisë për t’i pritur ata sa më mirë që është e mundshme.
“Ne po bëhemi gati për të pritur fluksin e mërgimtarëve. Statistikat flasin se me ardhjen e tyre rriten edhe aksidentet, gjuajtjet me armë në ahengje e dasma. Përkundër respektit, ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjin dhe nuk do të ketë tolerime për askënd”, shprehet Mahmuti.
Mahmuti tha se këtë vit problem mbesin menaxhimi i parkingjeve dhe rrugëve të vjetëruara.
“Parkingjet janë të pakta, derisa rrugët e vjetëruara e vështirësojnë qarkullimin normal të vozitësve”, thotë ajo për rajonipress.
Mahmuti shpreh edhe një shqetësim tjetër që lidhet me sigurinë e qytetarëve.
“Sivjet kemi rritje të aksidenteve me fatalitet dhe kjo është tepër brengosëse”, tha Mahmuti.
Njeriu i parë në policinë rajonale në Gjilan ka edhe një falënderim për qytetarët.
“Vërtet pa ndihmën e qytetarëve vështirë është që të ruhet stabiliteti dhe siguria në të gjitha aspektet. Janë pikërisht qytetarët që duhet falënderuar për këtë arritje”, tha Mahmuti.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












