Lajme

Rregulla të reja për votimin elektronik në Zvicër

Teste pilot

Kantonet do të jenë përsëri në gjendje të kryejnë prova të votimit elektronik nga 1 korriku, njofton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur 1 korrikun si hyrje në fuqi të rregullave të reja.

Votimi elektronik ka qenë në fazën e provës që nga viti 2004. Pesëmbëdhjetë kantone kanë krijuar tashmë bazat e nevojshme ligjore dhe kanë kryer më shumë se 300 teste të suksesshme.

Votimi elektronik do të jetë i aksesueshëm vetëm për një pjesë të popullsisë – 30 për qind të elektoratit kantonal dhe 10 për qind të elektoratit zviceran në tërësi. /Albinfo.ch