Autotech
Rregulli që ka hyrë në fuqi nga 1 korriku për veturat elektrike
Nga viti 2021, jo vetëm modelet e reja, por të gjitha veturat elektrike duhet të kenë të përfshirë një zhurmues
Veturat e reja elektrike do të duhet të kenë një pajisje që bën zhurmë, sipas një rregulli të Bashkimit Evropian, që ka hyrë në fuqi të hënën (dje).
Vendimi i BE-së ka pasuar shqetësimet se ky lloj makinash është shumë i qetë, duke vënë këmbësorët në rrezik, sepse nuk mund të dëgjohen kur u afrohen atyre.
Të gjitha llojet e reja të mjeteve elektrike me katër rrota, duhet të pajisen me këtë aparat, i cili tingëllon si një motor tradicional.
Sistemi i alarmit duhet të bëjë zhurmë, kur kthehet mbrapa, ose kur mjeti udhëton me shpejtësi nën 19 kilometra në orë, transmeton TCH.
Megjithatë shoferët do të kenë mundësinë për të çaktivizuar pajisjen nëse ata mendojnë se është e nevojshme, përcjell albinfo.ch.
Një organizatë bamirëse angleze për persona të verbër dhe me shikim të dobët, “Guide Dogs”, e cila ishte ankuar për automjetet elektrike, e mirëpriti vendimin, mirëpo tha se, ky lloj automjeti duhet të bëj zhurmë në të gjitha shpejtësitë.
Nga viti 2021, jo vetëm modelet e reja, por të gjitha veturat elektrike duhet të kenë të përfshirë një zhurmues.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern














