Uncategorized
Rrëmbehet në Mali një punëtore humanitare franceze
Më vonë u konfirmua se ajo nuk ishte zvicerane me shtetësi, siç ishte publikuar fillimisht
Një grua me shtetësi franceze është rrëmbyer në shtetin Mali, në perëndim të Afrikës. Rrëmbimin thuhet ta kenë bërë tre meshkuj, raporton një zëdhënës i Ministrisë së Sigurisë të Malit, duke iu referuar një lajmi të agjencisë Reuters
Pasi që dyshohej se gruaja në fjalë kishte edhe shtetësi zvicerane, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ishte deklaruar se janë në hulumtim e sipër për të vërtetuar identitetin e gruas së përmendur.
Më vonë u konfirmua se ajo nuk ishte zvicerane me shtetësi.
Sipas një radioje lokale, gruaja në fjalë ishte në mision të një organizate humanitare e cila punon për fëmijët e paushqyer në atë regjion të varfër.
Në janar të këtij viti ishte rrëmbyer një grua nga Bazeli në Timbuktu. Ajo pastaj ishte liruar me kushtin që të mos kthehej kurrë më në atë vend.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











