Shkurt.ch
Rrëmbimi përfundon pa gjakderdhje, në mesin e rrëmbyesve edhe shqiptarë
Ndër 4 rrëmbyesit, 2 janë me shtetësi zvicerane, një shtetas kosovar dhe një shtetas i Maqedonisë
Policia e Kantonit Thurgau ka arritur natën e mbrëmshme të përfundojë pa gjakderdhje një kidnapim (rrëmbim) që ka ndodhur në Arbon të këtij kantoni, shkruan tagblatt.ch.
Kjo ka ndodhur në momentin kur rrëmbyesve do t`u dorëzoheshin paratë në këmbim të lënies në liri të personit të kidnapuar, një shtetasi zviceran 21 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit ishte rrëmbyer në Winterthur, duke u futur me dhunë në një veturë, thuhet në një njoftim të policisë.
Rrëmbimi është bërë me pretekst të kthimit të borxhit prej disa mijëra frangash që, sipas rrëmbyesve ua kishte rrëmbyesi.
Katër personat që e kanë kryer rrëmbimin janë kapur në Arbon pasi që policia ishte njoftuar për rrethanat e dorëzimit të parave që duhej të bëhej në Arbon. Në aksion kanë marrë pjesë rreth 30 policë.
Ndër 4 rrëmbyesit, 2 janë me shtetësi zvicerane, një shtetas kosovar dhe një shtetas i Maqedonisë.
Sipas informacioneve të policisë, rrëmbyesit i kishin lejuar viktimës të telefononte një familjar për ta organizuar pranimdorëzimin e parave.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












