Lajme
Rrëshqet autobusi, aksidentohen 20 nxënës
Rreth 20 nxënës kosovarë janë lënduar të shtunën nga aksidentimi i një autobusi në rrugën Shtërpcë-Prevallë. Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën
Një autobus me rreth 50 nxënës dhe arsimtarë të shkollës se mesme të muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës, është aksidentuar të shtunën në rrugë Shteprcë-Prevallë. Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë lënduar lehtë rreth 20 nxënës, por asnjëri nuk ka marrë lëndime serioze.
Autobusi ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë, për shkak të trashësisë së borës. Nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit të Shtërpcë.
“Fatmirësisht, nuk ka pasur raste me lëndime të rënda. Nxënësve të lënduar iu është ofruar ndihma e parë në Shtërpce nga stafi mjekësor i Qendrës se Mjekësisë Familjare. Pastaj fëmijët janë bartur në Prishtinë. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, njoftoi ndërkaq Asdren Osaj, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.
Arsyet e aksidentit, sipas tij, do të mësohen me vonë pas raportit të organeve policore. “Komuna e Prishtinës falënderon mjeket e Shtërpcës dhe Ferizajt dhe organet e rendit për ndihmën e dhënë me këtë rast”, konsideron Osaj.
Edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi, ka vizituar Qendrën e spitalit rajonal në Ferizaj, për t’u informuar për gjendjen shëndetësore të nxënësve të shkollës “Prenk Jakova” të Prishtinës. Mjekët e kanë garantuar z. Baldzi se gjendja e nxënësve është e mirë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













