Turizëm

Rreth 17 miliardë dollarë shpenzojnë për një vit turistët në Zvicër

Turistët kanë harxhuar në Zvicër rreth 17 miliardë dollarë në vit. Zvicra pozicionet në vendin e 22-të në botë.

 

Turizmi në botë është aktualisht një temë e nxehtë. Nga njëra anë, dëshira për të udhëtuar vazhdon të rritet e, nga ana tjetër, disa destinacione ankohen gjithnjë e më shumë për “Overtourism”.

Shumë turistë në një vend shkaktojnë një humor të keq në mesin e banorëve vendës. Kjo ngre pyetje për mënyrën se si punon industria e udhëtimit dhe se si ofertat e linjave ajrore ndryshojnë botën, raporton Handelszeitung.ch, duke cituar portalin statitikor «Statista»

Nga ana tjetër, flukset turistike shpërndahen në mënyrë të pabarabartë në tokë, siç tregojnë shifrat e Organizatës Botërore të Turizmit, përcjell albinfo.ch.

Sa u përket shpenzimeve turistike, destinacionet e njohura të udhëtimit, si Spanja, Franca, Italia ose Australia, por edhe Tailanda dhe fqinji i Zvicrës, Gjermania, renditen në dhjetë vendet e para. Udhëheqës në shpenzimet e turistëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Zvicër, si një destinacion turistik, turistët harxhojnë 17 miliardë dollarë në vit, duke u renditur në vendin e 22-të në mbarë botën. Për krahasim, turistët shpenzojnë 44 miliardë dollarë në Itali, 57 miliardë dollarë në Tajlandë dhe 211 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).