Kosova
Rreth 4 mijë denoncime nga qytetarët për rritje të çmimeve
Përmes linjave të hapura, të cilat janë në dispozicion nga ora 08:00 deri në orën 22:00, vetëm dje nga qytetarët janë raportuar 378 rast për bizneset, tek të cilat dyshohet se kanë rritur çmimet e artikujve ushqimorë dhe atyre farmaceutikë, si dhe shkeljeve të tjera, kanë njoftuar nga ATK-ja.
Nga 378 raste të raportuara, 202 prej tyre kanë qenë për rritje çmimesh dhe parregullsi tatimore, ndërsa 176 thirrjet tjera janë thirrje për biznese që punojnë edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbyllje. Po ashtu, nga totali i thirrjeve të ditës së djeshme, tri raste janë raportuar përmes e-mail.
Që nga data 12 mars kur është marrë vendimi nga Ministria e Financave dhe Transfereve e deri më datë 17 mars, janë pranuar 3,321 thirrje për parregullsi tatimore dhe rritje çmimesh, ndërsa në total, përfshirë edhe denoncimet e tjera, janë pranuar 3,812 thirrje/denoncime.
Për të gjitha rastet e raportuara janë zhvilluar 1,040 aktivitete në terren nga inspektorët tatimorë, për të cilat do të ndërmerren masa ligjore, në bashkëpunim me Inspektoriatin e tregut dhe prokurorin. Vlen të theksohet se diferenca e raportimeve me aktivitetet në terren është pas që qytetarët kanë raportuar me dhjetëra herë për biznese të njëjta.
ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165 e cila aktualisht është me pagesë. Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












