CH-Ballkani
Rreth 7 mijë persona të punësuar në Kosovë
Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, ka treguar se gjatë këtij viti janë realizuar një numër i madh i projekteve që kanë të bëjnë për aftësim profesional dhe punësim.
„Sipas të dhënave tona të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale totali i të punësuarve është 6,556 persona, prej tyre 1,921 janë femra, të tjerët janë meshkuj të të gjitha nacionaliteteve, por shumica prej tyre janë të rinj që i përkasin nacionalitetit shqiptarë”,ka thënë Hajzeraj, për Radio Evropa e Lirë, pëcjell albinfo.ch.
Hajzeraj ka bërë të ditur se një grup i infermierëve gjatë këtij viti kanë shkuar të aftësohen dhe të punojnë në Zvicër.
Derisa një grup tjetër, ka shtuar Hajzeraj, kanë shkuar në Gjermani ku janë punësuar në kompani të ndryshme, që kanë të bëjnë me aftësim dhe punësim në profesionet e inxhinierisë.
Punësime tjera, sipas Hajzeraj, ka pasur përmes programeve të UNDP-së që është programi për vetpunësim ku kanë përfituar 40 biznese dhe vetëm në këtë vit, janë punësuar rreth 120 persona.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.
Derisa, sipas të dhënave të kësaj agjencie shkalla e papunësisë në Kosovë, ka shënuar rritje në vitin 2014, nga 30.0 për qind sa ka qenë në vitin 2013 në 35.3 për qind në vitin 2014.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














