Lajme
Rrezik i konsiderueshëm për përmbytje në Liqenin e Lucernës
Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, Zvicra është përballur me një rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në disa rajone, veçanërisht në Liqenin e Lucernës dhe lumin Reuss. Gazeta zvicerane Blick raporton se qeveria federale ka shpallur nivelin 3 të rrezikut nga përmbytjet, që nënkupton një rrezik të konsiderueshëm, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga MeteoSwiss, niveli i ujit në Liqenin e Lucernës është rritur me më shumë se një metër, duke arritur 433.21 metra mbi nivelin e detit të martën pasdite. Pritet që deri të mërkurën, uji të rritet edhe për dhjetë centimetra të tjerë.
“Shkalla e shkarkimit të Reuss-it mund të arrijë mbi 350 metra kub për sekondë të mërkurën, pak nën pragun e nivelit portokalli,” shkruan Blick, duke cituar parashikimet zyrtare.
Autoritetet kanë ndërhyrë duke hapur digën e Reuss në Lucern, për të rregulluar rrjedhën e ujit dhe për të zbutur presionin në rrjedhën e poshtme. Ndërkohë, gryka e Reuss është gati e mbuluar nga uji, gjë që sipas autoriteteve lokale, tregon seriozitetin e situatës.
Periudha më e rrezikshme do të zgjasë deri të enjten, sipas Zyrës Federale për Mjedisin. Pas kësaj, pritet që niveli i ujit të fillojë të bjerë, duke zbritur në nivelin e rrezikut 2 (i verdhë), që nënkupton rrezik të moderuar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca Ekspertët thonë se ajri i ftohtë nuk shkakton drejtpërdrejt ftohje, por klimatizimi mund të irritojë rrugët... -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë













