Kosova
Kosovë: Persona të panjohur u drejtuan rreze laser aeroplanëve
Nga Policia është cilësuar si “rrezikim i sigurisë së aviacionit”
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimeve se persona të panjohur u kanë drejtuar rreze laseri aeroplanëve të linjave të ndryshme.
Kjo nga Policia është cilësuar si “rrezikim i sigurisë së aviacionit”.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Sipas PK-së, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:40, në Lipjan, ku thuhet se persona të panjohur kanë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme.
“Lipjan 21.08.2021 – 20:39. Raportohet se nga persona të panjohur janë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













