Lajme
Rreziku i infektimit përmes dorezave të derës, më pak se 5 në 10.000 raste
Një studim i realizuar në SHBA tregon se sa i madh është rreziku i infektimit përmes dorezave të derës dhe objekteve tjera të ngjashme
Studiuesit amerikanë, me pjesëmarrjen e institutit kërkimor të ujit “Eawag” kanë ekzaminuar sipërfaqe të ndryshme objektesh në një qytet të SHBA për të hulumtuar materialin gjenetik të koronavirusit.
Megjithëse ata kanë gjetur gjurmë të virusit, rreziku i infektimit përmes sipërfaqeve të ndotura të objekteve ishte jashtëzakonisht i vogël, siç raporton revista e specializuar “Environmental Science and Technology Letters”.
Se sipërfaqet e përmendura nuk janë bartësit kryesorë të Sars-CoV-2 është treguar tashmë nga disa studime, por këto shpesh kryheshin në laboratorë, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq ekipi me pjesëmarrjen e studiuesve të Eawag, së bashku me kolegët amerikanë dhe britanikë, tani e kanë bërë testimin me shembuj praktikë në qytetin Somerville në shtetin amerikan të Masaçusets, ku jetojnë rreth 80,000 njerëz.
Në pranverën e vitit 2020, ata kanë mbledhur rreth 350 shembuj të butonave për këmbësorët në semaforë, të dorezave të dyerve në dyqane, të kapakëve në kosha mbeturinash, të tastierave nga bankomatët dhe të gypave në pompat e benzinës. Si rezultat, ata kanë gjetur materialin gjenetik të koronavirusit në rreth tetë për qind të mostrave.
Por niveli i përqendrimit të virusit ishte aq i ulët sa studiuesit pothuajse nuk presin fare të ketë ndonjë virus infektiv, transmeton albinfo.ch. Prandaj, ata e vlerësojnë rrezikun e infektimit si të vogël: “Më pak se 5 nga 10,000 raste”, është shprehur në një deklarim për media, Timothy Julian nga instituti i kërkimit të ujit.
Megjithëkëtë, duke qenë se sipërfaqet e përmendura prekeshin deri në tridhjetë herë në orë nga njerëz të ndryshëm, rreziku nduk duhet të neglizhohet tërësisht. Sipas studiuesve, rreziku i infektimit përmes butonave, çelësave ose dorezave megjithatë ekziston, veçanërisht kur shumë njerëz janë bartës të virusit.
Për studimin, ekipi nuk ka mbledhur mostra nga pjatat ose tryezat në restorante, përcjell albinfo.ch. “Mundësia që dikush të kollitet ose të teshtinë mbi një tavolinë dhe ka pika me përqendrime të larta të virusit, është shumë më e madhe se sa me një buton ose me një dorezë të vetme të derës”, ka thënë Julian.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














