Lajme
Rreziku i temperaturave ekstreme
Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se jetët e njerëzve mund të jenë në rrezik, pasi ka të ngjarë që vendi të përballet me temperatura të larta rekord në fillim të javës së ardhshme.
Meteorologët thanë se vala aktuale e të nxehtit do të arrijë kulmin të martën, me një temperaturë rekord prej 38.7 gradë Celsius, e regjistruar për herë të fundit në Kembrixh në vitin 2019.
Temperaturat do të rriten gjatë fundjavës dhe Met Office ka lëshuar një paralajmërim për të nxehtin që pritet të mbulojë pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit nga e diela deri të martën.
Temperaturat mund të arrijnë 40 gradë Celsius në disa zona të Britanisë së Madhe, me gjasë përgjatë korridorit A1, një autostradë që lidh Londrën me Edinburgun. Met Office ka lëshuar gjithashtu një paralajmërimin për një valë të të nxehtit ekstrem./dpa
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













