Integrimi
Rrezikuan të dëbohen, familja shqiptare bëhet shembull e integrimit
Ai dëshiron që në të ardhmen të bëhet një inxhinier i suksesshëm. I riu ka qenë gjithmonë një nxënës i shkëlqyer
Samuel Lekaj luftoi që familja e tij, e kërcënuar me dëbim, të vazhdonte të jetonte në Vitre. Dituria dhe qetësia, janë këto dy tiparet që e përshkruajnë më së miri personalitetin e 17-vjeçarit, shkruajnë mediat franceze.
Samueli dhe familja e tij kaluan një vit jo të qetë. Në fund të majit të vitit 2018, Mirela, Safet dhe tre fëmijët e tyre, Samueli 17-vjeç, Semiri 16 -vjeç dhe Sabina 11- vjeç, u detyruan të largoheshin nga territori francez. Familja shqiptare kishte katër vite që qëndronte në Francë, por autoritetet atje kishin dhënë urdhër për dëbim, transmeton “ABCNews”.
Por manifestimet dhe peticionet e bëra nga rrethi shoqëror i familjes shqiptare si dhe nga shkollat ku mësonin fëmijët, familja Lekaj në fillim të gushtit mori leje qëndrimi në Francë. Sot, Samueli duket se e ka harruar këtë episod, por kurrë ai nuk do të harrojë solidaritetin e madh të popullit francez, përcjell albinfo.ch.
“Në fillim kisha pak frikë, sepse më kujtohet që kishte një mobilizim të vogël dhe gjithçka nisi te shkolla ime. Në atë kohë kam kaluar një periudhë jo të mirë. Fakti që të gjithë nxënësit dinin dhe flisnin për historinë time më bënte të ndihesha keq. Por nga ana tjetër kam mbetur i befasuar. Të gjithë ishin mirëkuptues dhe dashamirës. Kam marrë mesazhe nga e gjithë Franca, njerëz që nuk i njihja!”.
Me marrjen e lejes së qëndrimit e gjithë familja ka filluar të integrohet mirë. Babai i tij ka gjetur punë në shoqatën Sharing Entraide Vitréais.
“Nëna ime ka fituar të drejtën për të gjetur punë. Ajo është në punë tashmë. Ndihem i përmbushur”, thotë Samueli. E ndërsa i shikon prindërit e tij të lumtur, i riu thotë: “Unë tashmë duhet të studioj. Vëllai im dhe motra gjithashtu ndihen mirë”.
Ai dëshiron që në të ardhmen të bëhet një inxhinier i suksesshëm. I riu ka qenë gjithmonë një nxënës i shkëlqyer.
“Në Shqipëri, ne ishim gjithmonë gjashtë ose shtatë elementë shumë të mirë në një klasë prej rreth tridhjetë nxënësish. Na pëlqente të flisnim në anglisht me njëri-tjetrin.”
Nga vitet që ka kaluar në Shqipëri, ai mban kujtime të bukura. “Ne flasim shpesh në shtëpi për vitet që kemi kaluar në Shqipëri. Gjithashtu komunikojmë përmes Skype-it me të dashurit tanë që ende jetojnë atje. Shqipëria më së shumti u mungon prindërve të mi. Për ne, është më ndryshme, ishim të vegjël kur ikëm”.
Por, në shtator atij i duhet të largohet nga familja për të ndjekur studimet. “Do të marr një apartament në Rennes. Unë do të qëndroj atje. Më frikëson fakti se nëna ime do të ndihet keq. Por ajo do jetë e lumtur kur të më shohë në fundjavë!”.
Tashmë Samueli u është mirënjohës të gjithë atyre që ndihmuan familjen e tij. “Të gjithë ata që na ndihmuan meritojnë njohje”, tha i riu për mediat franceze.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta LSHB është në vlugun e punëve për të bërë përtëritjen e radhës, në prag të kuvendeve...
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
-
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese
-
Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Trenat vazhdojnë të ngadalësohen në Zvicrën frëngjishtfolëse dhe shpejtohen në Zvicrën gjermanishtfolëse Në Zvicrën frëngjisht-folëse, trenat janë ngadalësuar me ardhjen e orarit të ri të CFF. Midis Gjenevës...
-
Çfarë pritet nga referendumet e Zvicrës më 9 shkurt?
-
Trajtimet dhe barnat që sigurimi juaj shëndetësor zviceran nuk mund të mbulojë në të ardhmen
-
Punët në Zvicër që kanë pasur rritje më të madhe të pagave
-
Dy pasaporta: Çfarë duhet të dinë shtetasit e dyfishtë në Zvicër kur udhëtojnë