Jeta në Zvicër
Rrëzohet edhe një aeroplan, dyshohet për 20 viktima
Pasditen e së shtunës, në Piz Segnas të Graubündenit ka ndodhur edhe një fatkeqësi tjetër ajrore. Një avion është rrëzuar, ndërsa një kontingjent i madh i punëtorëve të shpëtimit janë në veprim. Ky është rrëzimi i dytë i avionëve në Zvicër, në të njëjtën ditë
Fatkeqësia ka ndodhur të shtunën në ora 16.50 në malit Piz Segnas, pranë Flims GR një aksident avioni, ka raportuar një lexues i “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas një të afërmi të të prekurve, të gjithë pasagjerët e avionit nuk i kanë mbijetuar aksidentit.
Dyshohet se në bord kanë qenë 17 mysafirë, dy pilotë dhe një shoqëruese e fluturimit. Numri i të vdekurve mund të jetë 20 persona, pasi udhëtimi ishte rezervuar plotësisht. Megjithatë, policia kantonale nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë informatë.
Arsyet për dy rrëzime aktualisht mund të spekulohen. Pilotët me eksperiencë, të dielën kanë thënë se nxehtësia ishte një sfidë e veçantë. “Ajri i ngrohtë është më i hollë. Këto kushte ndikojnë në performancën e makinës. Është e paqartë, nëse fatkeqësia e dyfishtë ka të bëjë me ngrohtësinë.
Shkaku i aksidentit do të qartësohen nga organet përkatëse kantonale.
Ky është rrëzimi i dytë i avionëve gjatë të shtunës. Mëngjesin e së shtunës, një familje prej katër anëtarësh humbi jetën në Hergiswil NW.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












