Lajme
Rriten çmimet e shtëpive zvicerane
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020, çmimet e shtëpive në Zvicër u rritën me një mesatare prej 0.2%. Sidoqoftë, çmimet e disa shtëpive u rritën ndërsa të tjerët ranë
Sipas shifrave të botuara nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës, çmimi i shtëpive individuale u rrit 1,1% ndërsa çmimi i apartamenteve ra me 0,6%.
Rritja e çmimit për shtëpi individuale ishte veçanërisht e lartë në zonat periferike pranë qyteteve të mëdha (+ 2.6%) dhe në komunat rurale (+ 2.2%). Sipas raportit, apartamentet në zonat periferike dhe rurale ranë më së shumti (-1.1%), shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me fundin e tremujorit të tretë të vitit 2019, çmimet e shtëpive individuale ishin 3.1% më të larta dhe çmimet e apartamenteve ishin 2.1% më të larta. Rritja mesatare e kombinuar ishte 2.6%.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













