E-Diaspora
Rriten dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë
Për rreth katër për qind kanë shënuar rritje dërgesat financiare që kanë ardhur në Kosovë nga emigrantët.
Bëhet fjalë për një rritje në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa në pjesën e dytë të vitit pritet të rriten dërgesat e emigrantëve, pasi gjatë kësaj periudhe diaspora viziton Kosovën për pushime.
Kosova tradicionalisht ka pasur diasporë të madhe dhe ekonomia e saj vazhdimisht është njohur për varësinë e lartë nga dërgesat e emigrantëve.
Diaspora, ka rëndësi të madhe në stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimin e çekuilibrit makroekonomik.
Njohës të çështjeve ekonomike thonë se dërgesat e emigrantëve ndikojnë në zbutjen e varfërisë, në mirëqenin e përditshme në shkollim, por jo në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës Besnik Kada, ka thënë për tesheshi.com se në tremujorin e parë të vitit 2015, vlera e remitencave të pranuara në Kosovë arriti vlerën prej 159.3 milionë euro, që paraqet një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.” Ndërkaq shuma e remitancave gjatë vitit të kaluar, pra me 31 dhjetor 2014 ishte 693 milionë e 700 mije euro.
Shikuar në pesë vitet e fundit, ka një trend të rritjes së remitencave nga jashtë vendit.
Ne vitin 2010-të dërgesat ishin 584 milionë e 300 mije euro. Në vitin 2011-te dërgesat ishin 584 milionë e 800 mije euro. Në vitin 2012-të dërgesat ishin 605 milionë e 600 mije euro. Në vitin 2013-te dërgesat ishin 620 milionë e 800 mijë euro. Në vitin 2014-të dërgesat ishin 693 milionë e 700 mijë euro.
“Siç po shihet edhe në treguesit e viteve të fundit, kemi të bëjmë me rritje të vazhdueshme të dërgesave të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në perëndim”, thotë Kada.
Profesori i ekonomisë Naim Gashi ka thënë për tesheshi.com se diaspora është investuesi më i madh në Kosovën e pasluftës, me 5 miliardë euro investime në 10 vitet e fundit dhe se dërgesat nga diaspora janë financuesi më i madh Kosovës së pasluftës.
Profesori Gashi thotë se remitencat vazhdojnë të luajnë një rol të madh në ekonominë e Kosovës, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe duke shërbyer si të ardhura shtesë të njerëzve në nevojë.
Pa remitenca më shumë varfëri
Sipas një raporti të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, në skenarin pa migrim dhe remitenca, vlerësimet tregojnë se, nëse familjet pranuese në Kosovë nuk do të pranonin remitenca, norma e varfërisë do të ishte dukshëm më e lartë për këtë grup.
“Norma e varfërisë do të kishte ndryshuar nga 26 përqindëshi i vëzhguar në rreth 52 për qind, që paraqet një rritje prej 100 për qind”, thuhet në raport.
Sipas këtij raporti, që nga fundi i viteve të 60-ta, migrimi dhe remitancat kanë pasur një rëndësi të madhe për ekonominë e Kosovës dhe se literatura mbi historinë e emigracionit kosovarë sipas raportit ndahet në katër faza.
E-Diaspora
-
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne Dasmë mes dy botëve: si po e lehtëson LUNEE, një ide nga Zvicra, planifikimin për çiftet... -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Telefonat e emergjencës në rrugë mund të hiqen Mijëra kuti telefonike portokalli përgjatë autostradave të Zvicrës mund të zhduken së shpejti. Zyra Federale e... -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Zvicër: Sportet dimërore i mbajnë helikopterët të zënë -
Radarët në rrugët e Zvicrës: bankomat për shtetin apo shpëtim jete? -
Valais ofron udhëtime falas me tren për turistët












