Të tjera
Rriten kalimet e jashtëligjshme në zonën Schengen përmes vendeve të Ballkanit
Vetëm në dy muajt e fundit janë vërejtur 11.700 raste të kalimeve të paligjshme.
Agjencia Evropiane e cila kontrollon kufijtë vendeve të zonës Schengen, Frontex, përmes bjë rapprti të publikuar ka paralajmëruar për rritje të numrit të kalimeve të jashtëligjshme përmes Ballkanit Perëndimor, transmeton Albinfo.ch.
Sipas kësaj agjencie, vetëm në dy muajt e fundit janë vërejtur 11.700 raste të kalimeve të paligjshme.
Sipas Frontex shifrat janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.
Në shkurt, 5.700 emigrantë janë përpjekur të kalojnë në shtetet e Europës duke përdorur këtë rrugë, ndërsa kombësitë që mbizotërojnë janë sirianët dhe afganët.
Numri i përgjithshëm i kalimeve të jashtëligjshme në kufijtë e jashtëm të unionit gjatë dy muajve të parë të vitit është rritur me 61 për qind, raporton agjencia që kontrollon kufijtë e vendeve të zonës Schengen.
Autoritetet kanë regjistruar 11.850 kalime të jashtëligjshme në kufijtë e shteteve të Bashkimit Europian, shifër e cila shënon një rritje prej një të kartën krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.
Në shifrat e publikuara nga Frontex nuk janë të përfshira kalimet e refugjatëve ukrainas.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












