Shqipëria
Rriten me 50 % fluturimet në aeroportin e Tiranës
Ndër qytetet e tjera që kanë përjetuar rritje të ndjeshme, spikat Vjena
Itali, Gjermani, Austri e deri në vendet nordike – këto janë disa nga destinacionet kryesore të udhëtarëve nga Tirana gjatë muajit nëntor.
Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, numri i fluturimeve drejt këtyre vendeve është rritur me rreth 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Një rritje e dukshme është vënë re në destinacionet italiane, të cilat vazhdojnë të mbizotërojnë për nga popullariteti. Kjo lidhet si me shtetasit italianë, të cilët vizitojnë Shqipërinë jo vetëm për pushime, por edhe për turizmin dentar dhe estetik, ashtu edhe me shqiptarët që zgjedhin Italinë si një vend ideal për të kaluar disa ditë relaksuese.
Ndër qytetet e tjera që kanë përjetuar rritje të ndjeshme, spikat Vjena. Numri i fluturimeve mes Tiranës dhe kryeqytetit austriak është dyfishuar gjatë nëntorit, duke reflektuar një interes në rritje për këtë destinacion.
Por shifra më e lartë vjen nga linja Tirana-Stuttgart. Rritja e numrit të fluturimeve midis këtyre dy qyteteve ka arritur një rekord prej 2300%, një shifër që përkthehet në një 23-fishim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këto rritje janë nxitur kryesisht nga kompanitë ajrore low-cost, të cilat kanë zgjeruar kapacitetet e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Gjatë muajit nëntor, numri i fluturimeve të këtyre kompanive është rritur mesatarisht me 43%, duke sjellë një rritje të dukshme në aksesin dhe frekuencën e udhëtimeve.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë










