Kosova
Rriten përçarjet ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut
Konfliktit i Vjosa Osmani-t dhe Agim Veliu-t ka nisur pas një takimi që Vjosa pati dje me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin
Duket se dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, kanë nisur një betejë kundër njëri-tjetrit.
Mediat në Kosovë shkruajnë se Osmani dhe Veliu së fundi janë fjalosur rëndë.
Thuhet se gjithçka rreth konfliktit Osmani-Veliu ka nisur pas një takimi që Vjosa Osmani pati dje me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes – gjatë kohës sa ishte duke u regjistruar si deputete në Kuvendin e Kosovës.
Veliut si duket i ka penguar ky takim i Osmani me Kurtin, duke thënë për bashkëpartiaken e tij se ajo duhet të japë llogari për këto takime të rastësishme.
“Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”, ka thënë Veliu.
“S’kam kurgja çka me heq dhe as çka me shtu. Gjithçka që kam thënë qëndron”, është shprehur Veliu.
Deklaratve të Veliut i është përgjigjur Osmani, duke thënë se nuk i jep llogari atij për takimet e saj.
“Për më tepër, z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka thënë Osmani, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA Tre të rinj shqiptarë nga Gostivari arrijnë universitete elitare në SHBA... -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Zvicër
-
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran Monedha evropiane vazhdon dobësimin ndaj frangut, ndërsa 1 euro këmbehet me rreth 0.91 CHF... -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027 -
Debat i fortë në Bernë: 1/3 e të pastrehëve në strehimore pa dokumente















