Lajme
Rritet numri i azilkërkuesve në BE
Sipas Eurostat, nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian kanë kërkuar azil rreth 47 mijë refugjatë
Gjatë dy muajve të fundit është rritur dukshëm numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet e Bashkimit Evropian (BE). Kështu thonë shifrat e Eurostatit, sipas të cilëve, ende Serbia e mbanë primatin për kërkim azili në vendet e BE-së.
Sipas Eurostat, trendi i rritjes së azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdon edhe më tej. Sipas kësaj agjencia të statistikave, nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Kosovës në BE kanë kërkuar azil rreth 47 mijë refugjatë.
Eurostat bën të ditur se 15 për qind nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve janë nga vendet e Ballkanit. Destinacionet më të preferuar për azil janë Gjermania, Suedia, Franca, Zvicra, Belgjika dhe Luksemburgu.
Në Gjermani numri i azilkërkuesve nga Ballkani në nëntor është rritur për 143 për qind, ndërsa e dyta është Franca me 133 për qind rritje të numrit.
Me këtë fluks masiv mediat evroperëndimore bëjnë të ditur se ekziston rreziku real për mundësinë e kthimit të vizave për Serbinë, e cila prinë me numrin më të madh të azilkërkuesve të rrejshëm, më pas vijon Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Numri më i madh i azilkërkuesve janë të komunitetit rom nga këto vende të rajonit, raporton INA. Por, përkundër këtij fluksi masiv, Gjermania ka aplikuar masa emergjente dhe menjëherë ka urdhëruar kthimin e të gjithë aplikuesve për azil.
Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoni, Gordana Jankullovska theksoi sot se po vazhdojnë masat për parandalimin e azilkërkuesve të rrejshëm në vendet e BE-së dhe të atyre që kalojnë kufirin dhe udhëtojnë drejt vendeve evroperëndimore për qëllime azili.
“Ne po bëjmë përpjekje maksimale për të zvogëluar numrin e atyre kushtimisht të quajtur si aplikues të rrejshëm për përfitimin e statusit të azilit në BE. Ne kemi aplikuara masa parandaluese por edhe ndëshkuese për të gjithë ata që janë pjesë e këtyre aktiviteteve të paligjshme, që cënojnë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, deklaroi Jankullovska
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not











