Turizëm
Rritet numri i shtetasve nga Zvicra që vizitojnë Shqipërinë
Në korrik 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 52,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Kosova me 33,2 %
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë po rritet nga viti në vit. Turizmi shqiptar po tërheq shumë turistë nga mbarë bota, si dhe normalisht shqiptarë që jetojnë në trojet shqiptare e në perëndim.
Sipas statistikave nga INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar në muajin korrik 2017 është 1.379.302, që paraqet rritje prej 2.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 864.023, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ose 0.1 për qind më pak, përcjell albinfo.ch.
Në korrik 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 52,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Kosova me 33,2 %.
Në shtatë mujorin 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 71,1 % dhe rënia më e madhe nga Kosova me 17,3 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë korrikut 2017 është 496.163, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër është rritur 11 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në shtat mujorin e 2017 është 2.759.744 duke u rritur 4,9 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











