Maqedonia
Rritet paga mesatare, por jo cilësia e jetesës
Ndër pesë profesionet më të paguara në Maqedoni janë programuesit, të cilët në muaj fitojnë më shumë se 1,000 euro
Paga neto mesatare në Maqedoni për momentin është 24 mijë denarë (390 euro). Sipas statistikave shtetërore, kjo do të thotë se në qershor ka shënuar rritje prej 6.2% në nivel vjetor.
Qytetarët thonë se edhe më tej fuqia blerëse dhe standardi është i ulët. Ata thonë se vështirë jetohet dhe se punëtori mesatar është larg të ardhurave mesatare, raporton “alsat”.
“Kjo do të thotë mesatarisht hamë gullash, por njëri hanë patate dhe tjetri mish. Kështu është edhe kjo, dikush merr 80, 90 mijë denarë rrogë (1500 euro) e dikush 15 mijë (240 euro). Kur t’i mblidhni del mesatarja”, thotë një qytetar, përcjell albinfo.ch.
“Që moti vetëm premtojnë, por politika është vetëm gënjeshtër, njerëzit janë dele për rruajtje. Askush nuk i beson më askujt. (Për sa para kemi nevojë për një muaj?) Të themi deri në 33 mijë denarë (535 euro) mund të jetë mirë. Të paguhet energjia elektrike, uji dhe telefoni, dhe të ketë edhe për modën. Kostot për fakultet janë më të mëdha se ato për jetesë”, thotë një tjetër qytetar.
Shifrat zyrtare tregojnë se rritje më të madhe të pagave ka në sektorin e minierave që është 26%.
Punonjësit në sektorin e komunikimit kanë një rritje pagash prej 15%, ndërsa punëtorët në aktivitetet e shërbimit 12%.
Në të kundërtën, rënie të pagave ka tek punëtorët në tregtinë me shumicë dhe pakicë, tek riparuesit e automjeteve motorike, si dhe në industrinë e përpunimit.
Ndër pesë profesionet më të paguara në Maqedoni janë programuesit, të cilët në muaj fitojnë më shumë se 1,000 euro. Menjëherë pas tyre me rreth pesëdhjetë mijë denarë (800 euro) paga mujore janë punonjësit në sektorin e aviacionit, nën ta në vendin e tretë dhe të katërt janë punonjësit në sektorin financiar dhe të sigurimeve. Ndërsa pesëshen e parë e kompletojnë farmacistët.
E-Diaspora
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Hilmi Gashi zgjidhet kryetar i asamblesë së komunës Muri-Gümligen
-
Ramadush Emini: Lidhjen e Kosovës me mërgatën ta bëjmë prioritet kombëtar
-
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip
Jeta në Zvicër
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Modeli i ri zviceran përmirëson parashikimet e epidemisë
-
Gjeneva shikon mënyrat për të ulur kostot shëndetësore
-
Zvicra regjistroi më shumë se 7,000 kthime të azilkërkuesve në vitin 2024, një rritje prej 18%