Lajme
Rritet përqindja e zviceranëve që nuk i takojnë asnjë bashkësie fetare
Përqindja e njerëzve pa një konfesion të caktuar është rritur për tetë pikë përqindjeje midis vitit 2010 dhe 2018
Më shumë se një e katërta e popullsisë zvicerane, plot 28% është jofetare, gjegjësisht nuk është pjesë e asnjë konfesioni, prandaj nuk i përket asnjë bashkësie fetare. Zyra Federale e Statistikave e ka nxjerrë këtë përqindje bazuar në anketimet e saj, shkruan srf.ch.
Përqindja e njerëzve pa një konfesion të caktuar është rritur për tetë pikë përqindjeje midis vitit 2010 dhe 2018, transmeton albinfo.ch. Gjatë të njëjtës periudhë, përqindja e protestantëve ka shënuar një ulje prej pesë për qind, duke rënë në rreth 24 për qind në gjithë popullatën zvicerane.
36 për qind e popullsisë i përkasin Kishës Katolike Romake. Edhe përqindja e tyre ka shënuar një rënie, por, me vetëm tri pikë të përqindjes gjatë periudhës së përmendur 2010-2018. Në këtë shkallë, katolikët janë dukshëm më të shumtë se protestantët, me të cilët më parë kishin një raport më të nivelizuar sa i përket përqindjes.
Sipas gjendjes së tashme, protestantët nuk janë më në vendin e dytë të listës, përcjell albinfo.ch. Para tyre tani janë njerëzit pa konfesion.
Nga ana tjetër, përqindja e popullsisë myslimane është rritur me një për qind, duke arritur në pesë për qind. Me fjalë të tjera, në viti 2010 myslimanët përbënin 4% të popullatës së gjithmbarshme.
Besimi hebraik mbetet pa ndryshime. 0.2 për qind e popullsisë zvicerane ka këtë besim.
Statistika më e re tregon dallime të mëdha të përqindjes së njerëzve pa besim fetar në mes të qytetit dhe fshatit, transmeton albinfo.ch. Kështu, në qytetet e mëdha si Cyrihu dhe Bazeli, në vendin e parë për nga përqindja janë njerëzit pa konfesion dhe jo ata të besimit katolik. Në Bazel madje, çdo i dyti qytetar është shprehur si i pakonfesion.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër















