Uncategorized
Rritja e Vetëvendosjes në Prishtinë
Në zgjedhjet e 22 tetorit, Ahmeti është renditur i pari në mesin e tetorit kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Ai ka marrë 34 mijë e 407 vota, apo 43,49
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arritur të rrisë numrin e votave në zgjedhjet e vitit 2017 krahasuar me ato të vitit 2013. Edhe pse ai nuk ka fituar shumicën, ka fituar më shumë vota se para katër vjetësh në Zgjedhjet Lokale.
Në vitin 2013, Ahmeti kishte hyrë në garën e balotazhit si i dyti, me 27 mijë e 415 vota apo 31,8%. Këtë rezultat kandidati i Vetëvendosjes e kishte arritur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013, shkruan ‘kallxo.com’.
Në zgjedhjet e 22 tetorit, Ahmeti është renditur i pari në mesin e tetorit kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Ai ka marrë 34 mijë e 407 vota, apo 43,49%, përcjell albinfo.ch.
Në balotazh ai do të ndeshet me Arban Abrashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vetëvendosja është rritur edhe në votat për asamble komunale. Por, prapë kandidati Ahmeti ka marrë më shumë vota se lista e Vetëvendosjes për asamble.
Në vitin 2013 i kishte fituar vetëm 16 mijë e 14 vota, apo 20,15%. Kurse në zgjedhjet e vitit 2017, Vetëvendosja ka arritur t’i fitojë 24 mijë e 156 vota, apo 31,81%.
Gara e balotazhit do të mbahet më 19 nëntor, ku do të vendoset përfundimisht se kush do të udhëheq me kryeqytetin e Kosovës në katër vjetët e ardhshme.
Kujtojmë që në vitin 2013, Ahmeti kishte ‘mundur’ Isa Mustafën e LDK-së.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë














