Koronavirusi: çast pas çasti
Rritje e jashtëzakonshme e numrit të të papunëve në Austri
Sipas AMS, 16 mijë njerëz janë regjistruar si të papunë vetëm gjatë ditës së djeshme (e hënë, 16 mars 2020).
Zyra e Tregut të Punës në (AMS) në Austri ka shënuar rritje enorme të numrit të të papunëve në vend. Sipas AMS, 16 mijë njerëz janë regjistruar si të papunë vetëm gjatë ditës së djeshme (e hënë, 16 mars 2020).
“Java do të vazhdojë të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Johannes Kopf, shefi i AMS, shkruan “heute.at”, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të kufizimeve të daljes, personat e papunë mund të paraqiten në AMS me telefon ose e-mail. Linjat dhe serverët gjatë ditës së djeshme ishin të ngarkuara, por tani janë rritur kapacitetet.
Shefi i AMS, Johannes Kopf u bën thirrje të gjithëve që të mos paraqiten personalisht në AMS, njofton albinfo.ch.
Çka sjell për punëdhënësit orari i shkurtuar i punës (Kurzarbeit)
Kopf gjithashtu iu drejtohet kompanive dhe u kërkon atyre që të përdorin sistemin e “punës me orar të shkurtuar” . Kjo do të thotë që orari i punës i të punësuarve jo vetëm që mund të zvogëlohet, por edhe atyre mund t`u mundësohet të mos paraqiten fare në punë. “Për shembull unë (si punëdhënës) nuk kam nevojë t’i dërgoj punonjësit në AMS”, ka thënë ai.
Kjo mundësi është një avantazh i madh për kompanitë të cilat nuk do të preken fare nga “lufta” me koronavirusin. Atyre u është krijuar siguri dhe stabilitet.
400 milionë euro janë në dispozicion
Qeveria rezervoi 400 milionë euro për sistemin e quajtur “punë me orar të shkurtuar”. Për krahasim: Në vitin e krizës ekonomike 2009, vetëm 113 milion euro ishin të nevojshme për punë me kohë të shkurtër.
Pra, duket se ka mjaft para. Dhe Kopf është i bindur: “Një qeveri që vepron kaq shpejt gjithashtu do të sigurojë para kur të jetë e nevojshme”.
Deri më tash numri i të infektuarve nga koronavirusi në Austri është 1.132, ndërsa të vdekur janë raportuar 4 raste.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













