Shkurt.ch
Rritje e lehtë e shkallës së papunësisë
Në fund të muajit nëntor ishin 136.552 veta të papunë. Krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë bëhej fjalë për 2521 më pak të papunë
Shkalla e papunësisë në Zvicër gjatë muajit nëntor ka shënuar një ngritje të vogël. Nga 3.1 për qind sa ka qenë në tetor, ajo në muajin e kaluar është ngjitur në 3.2 për qind, njofton Sekretariati Shtetëror i Ekonomisë (Seco).
Në fund të muajit nëntor në Zvicër numëroheshin saktësisht 136.552 veta që ishin të regjistruar si të papunë. Krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë bëhej fjalë për 2521 më pak të papunë.
Kjo ngritje e vogë e skallës së papunësisë është e zakonshme për këtë periudhë të vitit dhe ka shkaqe sezonale, shkrun nzz.ch. Kështu, papunësia në hotelieri gjatë nëntorit ka qenë 9.7 % ndërsa në ndërtimtari 5.5%.
Zakonisht, përqindja e të papunëve në mesin e më të rinjve (kategoria 15 deri 24 vjeç) është më e lartë se në mesin e moshave të tjera. Por, në nëntorin që kaloi, në Zvicër janë regjistruar më pak të papunë të kësaj kategorie, si në krahasim me dy muajt paraprakë ashtu dhe me muajin e njëjtë të një viti më parë.
Kështu, në muajin shtator të këtij viti, listat e të papunëve të moshave të reja ishin shkarkuar për 3100 persona. Këta pra kishin humbur të drejtën për të marrë kompensimin nga fondi i të papunëve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












