Lajme
Rritje e ndjeshme e shitjeve të makinave elektrike në rang global, Kina në krye të tregut
Tregu botëror i automjeteve elektrike po njeh një rritje të shpejtë, kryesisht falë një zgjerimi të madh në Kinë dhe një rikthimi të interesit në Evropë.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, janë regjistruar mbi 5.9 milionë makina elektrike me bateri (BEV) në nivel global, që përbën një rritje prej 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje është dukshëm më e madhe se ajo vjetore e vitit 2024, e cila ishte rreth 14%.
Kina vazhdon të udhëheqë tregun, duke shitur më shumë se 3.7 milionë automjete BEV, një rritje prej 47% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, Evropa ka përjetuar një shtim të ndjeshëm të kërkesës për automjete elektrike, me 1.2 milionë makina BEV të shitura, një rritje prej 25%, që shënon gjithashtu një rekord për këtë periudhë të vitit.
Sipas analistëve të industrisë, përforcimi i rregulloreve për emetimet e CO2 nga flotat e makinave ka ndikuar në këtë trend pozitiv.
Megjithatë, Evropa po përballet me një rënie relative në peshën e saj globale në tregun e BEV-ve, pasi Kina dhe vende të tjera po rriten me ritme më të shpejta.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













