Jeta në Zvicër
Rritje e numrit të aksidenteve ajrore në Zvicër
Ndër shkaqet kryesore për këtë janë sistemet e ndryshme të alarmimit që kanë aeroplanët e vegjël, sisteme që nuk janë kompatibile mes vete
Numri i aksidenteve të rënda ajrore në Zvicër ka shënuar rritje të madhe. Siç njofton “Sonntagszeitung” e sotme, gjatë vitit 2016 kanë ndodhur 83 aksidente të tilla, që është numri më i madh i regjistruar në 20 vitet e fundit.
Ndërkaq rritje veçanërisht të madhe ka shënuar numri i rasteve ku aksidentet janë evituar në momentin e fundit, transmeton albinfo.ch. Ato janë shtuar për katërfish gjegjësisht nga 4 sa kanë ndodhur në vitin 2015, në 16 të shënuara në vitin 2016, konfirmon Qendra Zvicerane për Hulumtimin e Sigurisë (Sust).
Sipas drejtuesit të Sust, Daniel Knecht, shkaqet kryesore për këtë rritje numri të aksidenteve janë sistemi jo cilësor i mbrojtjes në hapësirën ajrore të Cyrihut dhe sistemet e ndryshme të alarmimit që kanë aeroplanët e vegjël, sisteme pra që nuk janë kompatibile mes vete.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant














