Shqipëria
Rritje rekorde e shkurorëzimeve në Shqipëri
Ka një rritje rekord të divorceve në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se 26.1% e martesave përfundojnë në divorc. Sociologu Gëzim Tushe ka shpjeguar në A2 disa nga arsyet që çojnë në divorc çiftet shqiptare. Sipas tij, ka një tërësi faktorësh që çojnë në divorc si; papjekuria, emigracioni, ekonomia, arsimimi si edhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me kulturën e martesës dhe divorcit.
“Divorci është tronditje sizmike e shoqërisë. Koha moderne e liberalizoi lidhjen martesore dhe të drejtën e njeriut për të hyrë dhe dalë nga martesa. Shumë lidhje martesore po bëhen me mendjelehtësi. Shumë njerëz martohen pa u menduar gjatë. Edhe gratë kanë dalë nga biologjia e tyre, koncepti ynë për gruan është rudimental. Është një tërësi faktorësh që ndikojnë te divorci që kanë të bëjnë me kulturën e martesës dhe divorcit. Shumë divorce i bëjmë pa u menduar gjatë. Ne kemi presion të tmerrshëm të opinionit publik. Janë disa komponentë që e mbajnë gjallë martesën dhe distancimi krijon probleme dhe sjell kriza. Në distancë krijohen problem që kanë të bëjnë me ekzistencën e martesës”, përcjell Albinfo.ch.
Për Tushen, kur martesa kthehet në burg shtëpiak është mirë që të prishet, por rritja e divorceve thekson ai krijon probleme për shoqërinë. Sipas tij, divorci ka lidhje me mirëqenien.
“Martesa kur kthehet në burg shtëpiak është mirë të prishet. Por rritja e divorceve është bërë kazmë e madhe ka pasoja individuale dhe pasoja për shoqërinë shqiptare që ka probleme të mëdha sociale. 26% e divorcit lidhet me nivelin e mirëqenies. Mbeten fëmijët jetimë socialë, këta fëmijë quhen trofe, dhe prapë është e vërtetuar që më mirë të kesh një baba të vdekur se një të divorcuar. Familjet bien në varfëri, të moshuarit pësojnë trauma”.
Ai i sugjeron të rinjve që kur marrin vendimin për martesë të mendohen gjatë, se martesa nuk është parajsa e seksualitetit, ajo ka dialektikën e brendshme. Sipas tij, ata duhet të bëjnë diagnostikime më të holla që lidhen me elementet romantike e erotike.
“Kur marrin vendimin për t’u lidhur me njeri duhet të mendojë gjatë se martesa nuk është vetëm seksualiteti, martesa ka dialektikën e brendshme. Një njeri që ka prirje poligame ai nuk reziston që të qëndrojë në martesë. Martesa tradicionale dhe viktoriane ka pasur si bazë faktorin ekonomik që e mbante të lidhur edhe kur tronditej nga brenda. Gratë e sotme janë më shumë të punësuara dhe në karrierë, kurse sot martesa është lidhje erotike dhe emocionale. Duhet të bëjnë diagnostikime më të holla që lidhen me elementet romantike e erotike, se këta janë shumë të rëndësishme dhe niveli arsimor është shumë i rëndësishëm. Duhet kod marrëveshjeje për të mbajtur përgjegjësitë që kanë të bëjnë me martesën”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












