Kosova

Rrjeti i Bizneseve shqiptare në Zvicër, me investime të shumta në Kosovë

Kryeministri Haradinaj ka thënë se në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë implementim në afate optimale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër të prirë nga Fehmi Fetahu, Qamil Isufi, Agim Maka dhe Nazmi Jakurti, themelues dhe këshilltar ligjor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të cilët e kanë përgëzuar atë për marrjen e detyrës së kryeministrit dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje, shkruan albinfo.ch.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj ka thënë se në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë implementim në afate optimale.

Nga ana tjetër afaristët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër e kanë informuar të parin e Qeverisë se do të bëhen investime të shumta në projekte të reja në Kosovë ndërsa Haradinaj u ka thënë atyre se do ta kenë partner Qeverinë e Kosovës.