CH-Ballkani
Rrokulliset autobusi në Serbi, 3 të vdekur dhe 32 të lënduar
Një aksident rrugor ka ndodhur sot pas mesnate rreth orës 1:45 minuta në afërsi të Leskovacit, Serbi ku një autobus me targa të Maqedonisë i kompanisë “Euro Bus” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 32 të tjerë kanë ngelur të lënduar dhe janë shtruar në spital me lëndime të ndryshme, raporton “Alsat”.
Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën Leskovac-Nish në drejtim të Nishit dhe ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Maqedonia, përcjell albinfo.ch.
Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona që janë në gjendje më stabile, ndërsa në atë të Nishit janë dërguar 4 persona të cilët ndodhen në gjendje kritike.
Autobusi ishte nisur nga Maqedonia dhe kishte si destinacion final Vjenën.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” Talenti i ri nga Lezha do të konkurrojë më 14 prill në finalen e “Sanremo Junior”,... -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











