Lajme
Zvicër: Ndalohet shoferi i autobusit, voziti 27 ditë pa pushuar
Shoferi u ndalua të shtunën nga policia, e cila konstatoi se 46-vjeçari nuk kishte respektuar periudhën e pushimit të parashikuar nga ligji. Ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e tij dhe duhej të paguante një gjobë të rëndë
Një shofer autobusi ka vozitur për 27 ditë pa pushuar asnjë ditë.
46-vjeçari slloven u ndalua të shtunën në Steinhausen të Kantonit Zug.
Policia nuk e ka lejuar të vazhdojë rrugëtimin. Ai duhej të gjente një zëvendësues dhe të paguante një gjobë prej disa mijëra frangash, përcjell albinfo.ch.
Shoferi nuk e respektoi periudhën ligjore të pushimit, tha të hënën zyra e prokurorisë së Kantonit të Zug-ut. Për më tepër, për të fshehur shkeljen, ai ka vozitur një ditë pa kartë në tahografin e automjetit të tij. Ai u raportua në Ministrinë Publike.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë














