• Shqip
E Martë 25 Shtator 2018 Shkarko App..
  • Shqip
menu

WHO’S WHO?

Luan Krasniqi

Të gjitha

 Shqipëria

Rruga e Kombit: Do të ketë tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka thënë se do të ketë tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit. Përfitojnë mjetet e transportit publik e përdoruesit e shpeshtë

“Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohësisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorim më shpesh rrugën Kukës-Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës.

Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit. Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do të jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge”, nënvizoi Gjiknuri, transmeton TCH.

Ai ka inspektuar kantierin për dublimin e urave në aksin rrugor Kukës-Morinë. Brenda këtij viti, aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat e dubluara dhe elementët e sigurisë rrugore.

 

Reklamë
Reklamë
  • NR. FL NGA STATUSI
  • OTF3564Basel - MulhouseARRIVED 23:52
  • ST2918ParisARRIVED 21:08
  • BUR616StuttgartARRIVED 22:17
  • JP157MunichSCHEDULED 23:17
  • X38964DusseldorfESTIMATED
  • X38950StuttgartSCHEDULED 00:53
  • NR. FL NGA STATUSI
  • EZS1484GeneveTAKE OFF 21:23
  • DY1909OsloTAKE OFF 21:18
  • ST6051MunichTAKE OFF 22:14
  • X38965DusseldorfESTIMATED
  • X38951StuttgartESTIMATED
  • BUR711MunichESTIMATED
Prishtina International Airport Adem Jashari