Kosova
RTS zviceran: Informatori që lajmëroi për vrasjen e mundshme të Martyt është ish-agjenti nga Kosova
RTS raporton se ai është një 50-vjeçar i lindur në Kosovë, i cili kishte punuar për Shërbimet Informative Jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë.
Një person me prejardhje nga Kosova ka dhënë informacionin se individë të caktuar të shërbimeve inteligjente serbe kanë plane për të vrarë ish-senatorin zviceran Dick Marty. Kështu ka raportuar media zvicerane RTS Mise au Point.
Sipas këtij mediumi, ky informator më fund të vitit 2020, e kishte paralajmëruar Zyrën Federale të Policisë (FedPol) për planet e individëve të caktuar radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, të cilët kishin për qëllim për të vrasjen Dick Marty, përcjell Albinfo.ch.
RTS raporton se ai është një 50-vjeçar i lindur në Kosovë, i cili kishte punuar për Shërbimet Informative Jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë.
Sipas RTS-së zvicerane, për tridhjetë vjet ai ka punuar me disa shërbime evropiane, veçanërisht ato belge, gjermane dhe zvicerane./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












