Lajme
Rusi: Sulm në Universitet, 8 të vdekur, studentët hidhen nga dritaret
Kishte paralajmëruar sulmin, por edhe datën
Në ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në Rusi. Pamje dramatike mbërrijnë nga qyteti rus Perm, ku një person i armatosur hapi zjarr në një universitet, duke shkaktuar kaos e panik mes studentëve, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se agresori kaloi nëpër kampus e nisi të hapte zjarr. Studentët u mbyllën nëpër klasa, ndërsa disa të tjerë u hodhën nga dritaret, në përpjekje për të shpëtuar.
Nuk ka ende shifra të sakta, por flitet për disa të vdekur e të plagosur nga ngjarja e rëndë, ndërsa sulmuesi tashmë është vënë në pranga. Komiteti zyrtar i hetuesve rusë tha se agresori ishte një student i universitetit. Pamjet e studentëve të tmerruar që kërcenin nga dritaret u transmetuan dhe nga televizioni rus.
Policia konfirmoi se ishte 18-vjeçari Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se postoi motivet e sulmit në mediat sociale para sulmit.
Policia, ndërkohë, tha se sulmuesi kishte licencë për armë dhe se ai bleu pushkën me të cilën plagosi dhe vrau studentët në mënyrë të ligjshme.
“Unë kam zgjedhur një datë, do të jetë 20 shtatori. Unë po përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, në mënyrë që t’i zbatoj ato në planin tim në oborrin e universitetit – shkruan autori i dyshuar në rrjetin social.
🇷🇺 #Russia
📹 Rusya'nın Perm şehrindeki üniversiteye bir kişi tarafından silahlı saldırı düzenlendi. Ölü ve yaralılar var. pic.twitter.com/CNnvfNitl5
— Frank William (@frank_william1) September 20, 2021
#Perm #Russia #Shooting pic.twitter.com/QiC4w7AwmU
— Vikas Tripathi (@vikasjournolko) September 20, 2021
#Perm #Russia #Shooting pic.twitter.com/QiC4w7AwmU
— Vikas Tripathi (@vikasjournolko) September 20, 2021
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












