Lajme

Rusia dëbon diplomatët e Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë

Moska shpalli persona non grata diplomatët e Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë pasi kishin marrë pjesë në një manifestim në mbështetje të opozitarit të burgosur, Alexei Navalny, njoftim që ndodhi ditën e vizitës së kreut të diplomacisë europiane.

“Këto diplomatë, numri i të cilëve nuk dihet, janë akuzuar për pjesmarrje në manifestimet e paligjshme, më 23 janar në Shën Petërburg dhe Moskë”, theksoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme, ralorton Afp, përcjell Albinfo.ch.

Diplomacia ruse i gjykon të tilla veprime të papranueshme dhe të papërshtatshme me statusin e tyre diplomatik.

“Pala ruse pret që në të ardhmen misionet diplomatike të Suedisë, Polonisë dhe Gjermanisë dhe personelet e tyre të respektojnë normat e të drejtës ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Më herët, kreu i diplomacisë europiane, Josep Borell kishte theksuar se marrëdhëniet me Rusinë ishin në nivelin më të ulët si pasojë e helmimit dhe burgosjes së Alexeï Navalnyt.