Bota
Rusia lejon hyrjen e anijeve ukrainase
Ukraina ka bërë të ditur se Rusia ka filluar të lejojë disa anije në portet e Ukrainës në Detin Azov, një veprim që mund të sinjalizojë lehtësimin e tensioneve në rajon.
Në një deklaratë të martën, që atribuohet Ministrit të Infrastrukturës Volodymyr Omelyan, thuhet se portet Berdyansk dhe Mariupol janë zhbllokuar pjesërisht dhe se anijet janë duke kaluar nëpër ngushticën Kerch për në portet ukrainase, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch
Ministri ukrainas ka thënë se shpreson që portet do të zhbllokohen plotësisht në ditët e ardhshme.
Ukraina ka fajësuar Rusinë për ndalimin e lëvizjes së dhjetra anijeve përmes ngushticës që lidh Detin e Zi me atë të Azovit.
Rusia ka deklaruar se kontrollin e ngushticës, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Ukraina. Tensionet mes Kievit dhe Moskës u shkallëzuan javën e kaluar, kur rojet ruse të kufirit qëlluan në drejtim të tre anijeve të marinës ukrainase pranë gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia. Anijet me ekupiazhin e tyre u kapën nga rusët.
Ukraina i vuri në gjendje gatishmërie forcat e saj dhe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet kufitare, pas konfrontimit ushtarak.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













