Lajme
Rusia nesër zyrtarizon kufijtë e rinj, anekson 4 territore
Konfirmimin e bëri zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Rusia do të zyrtarizojë gjatë së premtes kufirin e saj të ri. Në një ceremoni që do të mbahet në Moskë, presidenti Vladimir Putin do të firmosë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, pas organizimit të referendumeve, të konsideruara gjerësisht një farsë.
Konfirmimin e bëri zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur kërkesave formale të liderëve të vetëshpallur të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhia dhe Kerson, për t’iu bashkuar Federatës Ruse, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Në Pallatin e Madh të Kremlinit, në sallën e Shën Gjergjit, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për hyrjen e territoreve të reja në Federatën Ruse. Në këtë aktivitet do të ketë një fjalim voluminoz të presidentit Putin”, deklaroi Pescov.
Ndërkohë, në sheshin e Kuq të Moskës, pranë godinës së Kremlinit, është ngritur dhe një skenë, ku pritet të zhvillohet një event për festimin e aneksimit të territorit ukrainas. Ky zhvillim vjen pas shpalljes së rezultateve të referendumeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat ruse, qytetarët mbështetën bashkimin me Rusinë me mbi 90 për qind të votave, përveç në Kerson, ku votat pro ishin në nivelin 87 për qind. Por liderët e Perëndimit dhe ekspertët e konsiderojnë referendumin të paligjshëm, pasi nuk përmbush kriteret bazë dhe shkel haptazi ligjet e Ukrainës dhe ato ndërkombëtare.
Pikërisht për të shprehur qëndrimin kundër aneksimit të territorit dhe referendumeve, presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, do të zhvillojë një bisedë me Putin.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













