Lajme
Rusia pranon planin e OKB-së, lejon kalimin e grurit ukrainas
Rusia pranon planin e Kombeve të Bashkuara për të zhbllokuar eksportet ukrainase. Shteti që nisi luftën ofron kalim të sigurt për anijet me dërgesat e grurit në portet në Detin e Zi, por hoqi të gjitha përgjegjësitë nga vetja për ndonjë keqfunksionim të mundshëm.
Vassily Nebenzia, ambasador i Rusisë në OKB, tha: “Ne nuk jemi përgjegjës për krijimin e korridoreve të sigurta. Ne thamë se mund të sigurojmë kalim të sigurt nëse krijohen këto korridore. Është e qartë se ato krijohen duke çminuar territorin që u minua nga ukrainasit ose duke u siguruar që kalimi të bëhet larg atyre minave që flenë në port”, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Reagimi vjen pasi Turqia i kërkoi Rusisë një opinion zyrtar për planin e Kombeve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavoshollu, tha se do të duhet pak kohë për të çminuar portet e Ukrainës dhe ndërkohë mund të krijohet një korridor i sigurt detar në zonat pa mina.
Që prej nisjes së luftës, eksportet e këtij shteti kanë ndalur, duke luhatur çmimet globale të grurit, vajit të gatimit, karburantit dhe produkteve të tjera. Sakaq, lufta ka dëmtuar prodhimin e këtij viti si dhe magazinat e mallrave. Eksportet e Ukrainës kanë qenë 40 për qind më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Kievi ka akuzuar Rusinë se po i grabit grurin dhe se po e shet në vendet e Afrikës.
Kremlini ka mohuar diçka të tillë, megjithatë ka vendosur në funksion linja treni për të transportuar për në Krime mallra nga Ukraina.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












