Lajme

Rusia shkel hapësirën ajrore të një shteti evropian  

Estonia raportoi sot se një helikopter ushtarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Helikopteri rus i transportit “Mi-8” hyri palejë në hapësirën ajrore të vendit mbrëmjen e kaluar, deklaruan forcat e armatosura estoneze deklaruan.

Ministria e Jashtme në Talin thirri ambasadorin rus dhe i dorëzoi një notë proteste lidhur me incidentin.

“Estonia e konsideron ngjarjen si incident jashtëzakonisht të rëndë, të dënueshëm dhe tërësisht të papranueshëm”, theksoi Ministria e Jashtme në një deklaratë, transmeton Dpa, përcjell Albnfo.ch.

“Në takimin me ambasadorin rus, Ministria e Jashtme dënoi sërish fuqishëm agresionin  e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Theksuam gjithashtu që Rusia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ligjet ndërkombëtare”, thuhej më tej në deklaratë.

Ushtria estoneze bëri të ditur se kjo është hera e tretë që Rusia shkel hapësirën ajrore të vendit këtë vit, pas pesë incidentesh të tilla vitin e kaluar.