Lajme
Rusia zotohet se nuk do të përdorë armë bërthamore
Sipas rregullave ushtarake ruse, kjo do të ndodhte vetëm kur ekzistenca e Rusisë do të kërcënohej
Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrei Kelin, deklaroi sot se vendi i tij nuk do të vendosë armë bërthamore taktike në Ukrainë, ndërsa ekspertët besojnë se kjo mund të zvarritet për një kohë të gjatë.
Sipas rregullave ushtarake ruse, kjo do të ndodhte vetëm kur ekzistenca e Rusisë do të kërcënohej”, tha Kelin në një intervistë për BBC-në.
“Kjo nuk ka të bëjë me operacionin aktual. Moska i referohet pushtimit të saj në Ukrainë si një operacion special ushtarak”, tha Kelin.
I pyetur nëse presidenti Vladimir Putin kishte planifikuar për të sulmuar Britaninë e Madhe me armë bërthamore në rast të një zgjerimi të luftës, ambasadori e hodhi poshtë pretendimin.
Ky dhe skenarë të tjerë ishin diskutuar publikisht në televizionin shtetëror rus disa javë më parë.
“Asgjë nuk po ndodh, asnjë trup nuk është në rrugë”, tha Kelin kur u pyet për mizoritë e kryera në periferi të Kievit, në Bucha, ku u gjetën qindra trupa të civilëve pas tërheqjes së forcave ruse në fillim të prillit.
“Sipas mendimit tonë është një trillim. Kjo po përdoret vetëm për të ndërprerë negociatat”, tha Kelin.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”











